22.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

ATK ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

 

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

Tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Vërtetimi Tatimor për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; si dhe në rastet kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave.

Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizikë jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave; si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin.

Ky Udhëzues hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, ndërsa fillon të zbatohet nga data 01 Tetor 2023 dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 14 Tetor 2020.

Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

Më Shumë

Kanosi stafin dhe ekspozoi armën në “Finca” – kapet me pistoletë dhe 30 fishekë i dyshuari nga Prizreni

Një rast i kanosjes me armë zjarri është zbuluar në Prizren, ku Policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një person që ishte në...

ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar-gusht 2025

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të mbledh gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të...

Lajmet e Fundit