24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

KFOR-i italian dhuron donacion 20 mijë euro për shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup

Në ambientet e shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup, është mbajtur ceremonia e dorëzimit të donacionit që Kontingjenti Ushtarak Italian ia ka bërë Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, përkatësisht shkollës fillore në Astrazup, konkretisht pajisje të teknologjisë informative; laptopë, printerë, projektorë, etj, në vlerë 20 mijë euro.

Në këtë ceremoni e pranishme ishte drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-W), kolonel Ivano Marotta me ekipin italian për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (CIMIC), përfaqësues tjerë të DAE, drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore në Astrazup.

Drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, në një fjalë rasti u shpreh e lumtur me bashkëpunim mes KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, dhe e falënderoj nga përzemërsisht Kontingjentin italian për këtë donacion mjaft të rëndësishëm, që ndikon në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme në arsim.

Edhe komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Ivano Marotta, u shpreh i lumtur për këtë donacion dhe theksoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Malishevës, në funksion të përkrahjes së arsimit dhe sektorëve tjerë të rëndësishëm, me interes për qytetarët.

Më Shumë

Paralajmërim: Aktivitetet ilegale të mjeteve motorike në DAPK “Sharri” do të përballen me masa ligjore

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, po vazhdon të përballet me probleme të shumta të...

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Lajmet e Fundit