Aurela Gaçe & Young Zerka fitues të Këngës Magjike

Aurela Gace-Young ZerkaFestivali më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike” ka përfunduar sonte me finalen e madhe të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Në finalen e festivalit garuan 20 artistë, të dalë nga formula, këngëtarët votojnë njëri –tjetrin.

Pas votimeve të hapura, fitues i festivalit është shpallur Aurela Gaçe ft Young Zerka me këngën “Pa kontroll”.

Në vendin e dytë është renditur Vedat Ademi ndërsa e treta Rosela Gjylbegu.

Ja edhe fituesit e disa çmimeve të tjera:

Çmimi i kritikës: Vedat Ademi (Asgjë njësoj)
Çmimi Kënga hit: Aurela Gaçe ft. Young Zerka (Pa Kontroll)
Çmimi diskografik: Endri dhe Stefi
Çmimi i RTV 21: Big Mama
Çmimi i internetit: Çiljeta Xhilaga
Çmimi Kantautori më i mirë: Kledi Bahiti
Çmimi Baladë: Rosela Gjylbegu
Çmimi i interpretimit: Genta Ismajli

Festivali “Kënga Magjike” është bashkëprodhim i Televizionit Klan dhe Jon Music.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit