Austria fituese e Eurovisionit

eruovizioni fitusiKënga e Austrisë është fituese e festivalit të këngës në Eurovision për vitin 2014. Këngëtarja transeksuale, Conchita Wurst, ka fituar bindshëm me 290 vota, me këngën “Rise Like A Phoenix”.

Pozita e dytë i takoi Holandës, me 238 pikë, derisa pozita e tretë, Suedisë me 218 pikë.

Do theksuar se pjesëmarrja e Conchita Wurst (emri i mëparshëm Thomas Neuwirth) në Eurovision ka krijuar polemika të shumta. Shtetet e Evropës Lindore si Rusia, Armenia dhe Bjellorusia kanë qenë kundër paraqitjes së kësaj këngëtare në skenë, me arsyetim të mbrojtjes së vlerave familjare, mirëpo pjesa tjetër e Evropës e ka vlerësuar si diçka krejtësisht të drejtë paraqitjen e Conchitas.

Kënga ka rritur rekord klikimesh YouTube, duke mbledhur më shumë se 2 milionë të tilla.

Në mbrëmjen fantastike të finales së këtij edicioni në Kopenhagë, mungoi Shqipëria, pasi këngëtarja Hersi Matmuja nuk arriti ta kalojë gjysmëfinalen me këngën “One Night’s Anger”.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit