9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Avdyli: Specializantë pa paga dhe specialistë pa punë, humbje për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se është humbje e madhe për Kosovën që specializantët, të cilët, sipas tij, bëjnë punë të madhe në QKUK, mos të paguhen rregullisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, deri më tani 400 mjekë kanë ikur nga Kosova dhe shumë të tjerë janë duke e mësuar gjuhën gjermane për të shkuar në Gjermani, ku u mundësohet një perspektivë më e mirë.

Përndryshe, specializantët e mjekësisë kanë paralajmëruar të enjten për një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar që të futen në sistemin e rregullt të pagave.

Zëri: Ministri i Shëndetësisë nuk ka bërë zgjidhje as për specializantët e mjekësisë, pavarësisht premtimeve se do t’i fusë në listë të rregullt të pagave. Ata ankohen se pagat u vonohen me muaj. Nëse nuk gjendet zgjidhje konkrete për kuadrot profesionale, a rrezikon që Kosova shumë shpejt të mbetet pa mjekë?

Avdyli: Sipas statistikave që kemi deri më tani mbi 400 mjekë kanë ikur jashtë vendit, ndërsa shumë mjekë të rinj po ndjekin kurse të gjermanishtes. Ka edhe shumë mjekë që punojnë pa paga, por ka edhe një numër të specialistëve që janë ende të papunë.

Është humbje për Kosovën që të kemi njeri me shkollim aq të lartë i cili mbetet pa punë dhe të njëjtën kohë të kemi specializantë që bëjnë një punë aq të madhe në QKUK dhe në spitalet rajonale, por që nuk paguhen.

Mendoj se ata duhet të futen në listë të pagave dhe të paguhen koform punëve e përgjegjësive që i kanë.

Më Shumë

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit