11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Avokati i deputetes së VV-së: Ne besojmë në pafajësinë e saj

Pas vendimit të Gjykatës së Prizrenit, avokati i deputetes së Lëvizje Vetëvendosje flet mbi procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje.

Avokati i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Urim Vokshi ka thënë se pret që Gjykata e Apelit t’a lirojë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, pas dënimit të saj mbi rastin e rrëzimit të aneksit të “Abi Çarshisë”.

I ftuar në “Five”, Vokshi ka thënë se vendimi i Gjykatës së Prizrenit ishte i befasishëm ngase shpresonin se në bazë të aktakuzës dhe provave të shtjelluara gjatë gjykimit, do arrinin një vendim mbi lirimiin e Vrenezit. Sipas tij, çdo veprim i deputetes është kryer në bazë të konkluzioneve nga kompetencat e saj.

“Sqarimi ynë është se kemi te bëjmë me një ndërtim të një objekti të ndërtuar pa leje nga ana e investiotirit, e çka është konstatu nga inspektorët paraprak të cilët kanë ndaluar punimet në atë objekt por ai ka vazhduar prapë punimet duke shpërfillur vendimet. Inspektorët ligjor kanë bo rrënimin e objektetit me të cilët eshte pajtuar edhe investitori”, ka thënë Vokshi.

Ai ka theksuar se janë në pritje të vendimit të shkruar të Gjykatës së Prizrenit dhe sqarimin mbi fajësinë e deputetes. Më pas e njëjta do të dërgohet në Gjykatën e Apelit.

“Ne presim që Gjykata e Apelit t’a lirojë deputeten nga përgjegjësia penale mirëpo, ne jemi të bindur në pafajësinë e saj”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë dhe njëherësh, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, është dënuar me 3 vite burg dhe 2 mijë euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë” me 19 dhe 21 korrik të vitit 2019./Portali D/

Më Shumë

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e...

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Lajmet e Fundit