23.1 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Avokati i Popullit: Do ta mbështesim Vettingun, por pa ndërhyrje politike

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se zvarritjet në procedurë, perceptimi i publikut në raport me sistemin e drejtësisë dhe gjyqësorin, dhe prokurorinë bëjnë që të mbështetin Vettingun.

“Zvarritjet në procedurë, pastaj perceptimi i publikut në raport me sistemin e drejtësisë në përgjithësi, edhe gjyqësorin, dhe prokurorinë. Fakti që ka një kritikë të vazhdueshme në raport me sistemin e drejtësisë për mos funksionim të mirë, dhe mos ofrim të një garantimi të një të drejte për secilin qytetarë që me pasë një gjykim të drejtë të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme më bënë me kuptu që është e nevojshme ndërmarrja e një veprimi që ko me zgjidh këtë situatë”

“Por të jeni të bindur që kjo nuk është vetëm përgjegjësia e sistemit gjyqësorë, dhe nuk është faji të sistemi gjyqësorë, një barrë të madhe të përgjegjësisë dhe peshës e mbanë këtu vetë qeveria, sepse detyrë e qeverisë është me i kriju kushte gjyqësorit me punu dhe me funksionu në zbatim të mandatit të vetë ligjorë e kushtetues, dhe në këtë drejtim ka pasë pengesa të vazhdueshme, dhe vazhdon me pasë edhe sot e kësaj dite”, tha Qelaj në Prime Time.

Tutje, Qelaj tha se do të mbështesin Vettingun, por se duhet bërë pa ndërhyrje politike.

“Nëse është interes, dhe pajtim i sistemit të drejtësisë ne do ta mbështesim një proces të tillë, pa dyshim se e konsiderojmë të nevojshëm, por që ky vetting duhet të krijohet dhe përfundohet nga vetë sistemi i drejtësisë, pa ndërhyrje politike”, tha Qelaj në Kanal10. /PORTALI.info/

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Kosova nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët u mposhtën nga...

Lajmet e Fundit