8.9 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Avokati Qelaj: Klientët tanë mohojnë manipulimin e votave, procesi ishte i monitoruar me kamera

109 persona u arrestuan shumë por megjithatë Prokuroria vendosi që të kërkoi paraburgim vetëm për 23 persona për manipulim me vota në Prizren.

Gjykata tashmë ka vendosur këtë masë për ta e pjesa tjetër, janë liruar gjatë së dielës.

KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/1430800188460424

Avokatët ankohen se klientët e tyre nuk u trajtuan sic duhet sa ishin nën masën e ndalimit

Deri pas mesnate kanë zgjatur seancat për masën e sigurisë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj 23 personave të arrestuar nën dyshimet për dallavere me vota në këtë komunë.

Pas seancave dëgjimore, Gjykata në Prizren ka caktuar për të gjithë personat masën e paraburgimit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

“Njëzetenjë (21) të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së. Ndaj një (1) të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 të KP-së, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 të KP-së. Ndaj një (1) të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së”, thuhet nga gjykata.

Express Kredi nga BiCredit

Të premten 109 persona u arrestuan e më pas u dërguan në ndalim për 48 orë, lidhur me dyshimet për manipulim me vota në komunën e Prizrenit.

Meqë prokuroria në Prizren, kërkoi paraburgim vetëm për 23 nga ta, pjesa tjetër tashmë po lirohet nga masa e ndalimit.

Avokati Miftar Qelaj, mbron tre persona të arrestuar që tashmë janë liruar dhe tregon versionin që i thanë klientët e tij për këtë rast.

“Versioni i tyre është se kanë marr pjesë në numërim të votave kanë qenë anëtarë të komisionit gjatë ditëve cdo ditë është ndërruar komisioni nuk ka qenë në përbërje të njëjtë të personave ata kanë qenë anëtarë të Komisionit kryesisht kryesues të këtyre komisioneve kanë bërë monitorimin dhe kanë shfaq në ekran ndërsa këta si anëtarë të komisionit kanë pas për qëllim të mbajnë shënime dhe të përcjellin procesin e numrimit, të njëjtit kanë theksuar se janë të vetëdijshëm që kanë pasur kamera të sigurisë dhe procesi është monitoruar edhe nga kamerat, mirëpo cdo komision ka qenë i përbërë prej 5 anëtarëve, eventualisht 6 ndonjëherë…dyshojnë që dikush aty nga brenda ka mundur të bëjë manipulim..”, ka theksuar Miftar Qelaj – avokat i tre personave të arrestuar.

Ai ka kritika për trajtimin e tyre në ndalim.

“Për neve si mbrojtës ka qenë shqetësuese fakti se nuk kemi pasur informacione të mjaftueshme për klientët tanë fillimisht se ku i kanë dërguar pas ndalimit pastaj kemi marr infomata se gjininë femërore e kanë dërguar në qendrën korrektuese në Lipjan në një objekt që nuk ka qenë funksional për 7-8 vite dhe aty i kanë vendos dhe kemi me pa se në cfarë kushte kanë qëndruar për 48 orë”, ka theksuar Qelaj.

Sipas prokurorisë në Prizren, dyshohet komisionerët në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren i devijuan rreth 70 mijë vota të kandidatëve për deputetë, e që kjo u bë në koordinim mes komisonerëve të partive më të mëdha politike./Dukagjini.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi triumfon në Vlorë, mposht Flamurtarin në Ligën Unike të femrave

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke triumfuar me rezultat 58-66, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike...

Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit

Sot me fillim nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Në këtë rast...

Lajmet e Fundit