Babai i viktimës nga Malisheva:Më ka thënë në ora 5 vijmë në saba, dyert i kemi lonë çelë veç kur kanë ardhë policia 

Hasan Sopaj, babai i viktimës që sot humbi jetën në një aksident trafiku bashkë me gruan e tij, përderisa po vinin në vendlindje nga mërgata, ka treguar se si u njoftua me lajmin për vdekjen e djalit të tij.

“Më ka thënë në ora 5 vijmë në saba, dyert i kemi lonë çelë, veç kur kanë ardhë policia, thanë: ‘Ka ndodh një ndeshje e vogël, a je ti filani?’ Po, unë jam mërthy, jam shku në Fushë Kosovë, në polici m’kan nalë, kam ndejt 3 orë, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejt me ta”, tregoi babi i viktimës.

“Edhe nuk më kanë tregu, dy tha janë shku (kanë vdekur), kush është shku nuk dihet“.

Për djalin e tij që vdiq tha se si i ri ka filluar të jetoj në mërgatë, ndërsa deri më tani po e prisin lëshimin e vizës për djalin e tyre katërvjeçar.

“Ai ka qenë që 15 vjet atje, është shku i ri, gjithmonë ka ardhur me veturë, me fëmijë. Tash para 10 dite i ka vdek nëna shoqes së tij (bashkëshortes), edhe djalin e vogël 4 vjet e ka lonë se nuk ka pas vizë, kur dje pasdite thirri ai djali i vogël, tha ma lëshuan vizën, sonte nisemi”

Nga aksidenti i sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, të vdekur mbetën burri 36 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 35 vjeçare.

Ndërkohë dy fëmijët e tyre janë duke u trajtuar në QKUK./Klankosova

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit