18.7 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Bajrami: Veprimet që pengojnë punën në UP, të papranueshme

Arsim Bajrami-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami konsideron që të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor janë të papranueshme.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami konsideron që të gjitha veprimet që pengojnë procesin mësimor nëpër njësitë akademike dhe punën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës janë të papranueshme dhe dëmtojnë interesat e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Bajrami inkurajon secilin student të Universitetit të Prishtinës që të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre t’i realizojnë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me Statutin e Universitetit të Prishtinës.

“Studentët e Universitetit e kanë për obligim që të angazhohen dhe të veprojnë në interes të cilësisë akademike, prandaj, ju bëjmë thirrje që të gjitha kërkesat në interes të studentëve t’i realizojnë me dialog të arsyeshëm dhe përmes organeve të Universitetit”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë është e përkushtuar për të mbështetur të gjitha universitetet për zbatim të kritereve akademike, sistem të vlerave dhe të konkurrencës dhe ngritje të cilësisë së studimeve.

“Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së arsimit të lartë evropian, shprehim përkushtimin e plotë për respektimin e autonomisë akademike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Më Shumë

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit