Balje: Nuk dal kundër fesë që i përkas, nesër votoj kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar rreth ndryshimit të Kodit Civil rreth lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë.

Balje thotë se nuk del kundër fesë që i përket, principeve në të cilat jeton dhe as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur, e për këtë do të votoj kundër.

“Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë”.

“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk përket me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar Balje në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit