3.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Ballkani e Llapi fitojnë ndeshjet e para të edicionit pranveror të Superligës së Kosovës

Ballkani dhe Llapi kanë arritur fitore në xhiron e parë të edicionit pranveror.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, ka mposhtur Malishevën me rezultat 2:4.

Ballkani shënuan tre gola në pjesën e parë, ku goli i parë erdhi në minutën e 28-të, me anë të Rrahmanit.

Goli i dytë u shënua në minutën e 35-të, me autogol nga Pira.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Rrahmani shënoi edhe golin e tij të dytë personal për të trefishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, në minutat 68 dhe 80, Malisheva shënoi për të ngushtuar rezultatin, por në minutën e 81-të, Tusha i siguroi fitoren Ballkanit.

Ndërkohë, fitore të rëndësishme ka marrë edhe Llapi që ka mposhtur Drenicën me rezultat 0:1.

Ndeshja tjetër e së shtunës mes Gjilanit dhe Ferizajt përfundoi pa gola 0:0./Albanianpost.com

Më Shumë

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit