Osmani flet për planet e Serbisë për ta aneksuar Kosovën: Jemi gati për të parandaluar një skenar të tillë

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Beogradi vazhdon të ngjallë tensionet në rajon  në bashkëpunim me grupin rus Ëagner.

Ajo për The Telegraph ka folur për pretendimet e Serbisë për ta aneksuar Kosovën, e që sipas saj kjo strategji është duke u zhvilluar në gjashtë muajt e fundit.

Synimi është “pikërisht” i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë, pohoi ajo, transmeton KlanKosova.tv.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini në 2014, është i njëjti libër lojërash. Fillimisht ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, më pas krijonte lloj-lloj operacionesh me flamur të rremë dhe më pas dërgoi në këto grupe paraushtarake”.

Derisa ka folur për këtë, Osmani, ka përmendur skepticizmin e përhapur mes liderëve botërorë në fillim të shkurtit të kaluar, kur dukej se Rusia po niste së pushtuari Ukrainën.

“Dy ose tre ditë para pushtimit të Ukrainës, po dëgjoja kaq shumë liderë botërorë që thoshin ‘Putini nuk është aq budalla, ai nuk do ta bëjë këtë’. Ne e dëgjojmë këtë tani për Vuçiqin – ‘i nuk është aq budalla, ai nuk do ta bëjë atë’”.

Vetëm për shkak se KFOR-i është në Kosovë “nuk do të thotë se Vuçiq nuk do ta bënte kurrë atë. Nuk po them se do ta bëjë, por ne gjithmonë duhet të jemi gati për të parandaluar një skenar të tillë”, tha ajo.

Osmani në këtë intervistë ka treguar se si forcat serbe gjatë luftës i kishin vendosur tytën në gojë, derisa ajo ishe lutur që të shpëtonte babai i saj.

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit