Ballkani mposhti Malishevën

Skuadra e Ballkanit e mposhti Malishevën me rezultat 3-2, në ndeshjen e mbetur të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva befasoi kampionët në minutën e parë të ndeshjes duke shënuar nëpërmjet Agon Xhakës për1-0, por Ballkani u rikthye në lojë në fund të pjesës së parë, derisa rezultatin e barazoi Ermal Krasniqi.

Në pjesën e dytë Ballkani vazhdoi dominimin dhe e barazoi rezultatin në minutën e 57-të, kurse edhe kësaj radhe shënues ishte Krasniqi. Në minutën e 74-të, Meriton Korenica realizoi për 1-3. Vendasit në fund të ndeshjes realizuan golin e dytë me anë të Behar Maliqit, por që ishte i pamjaftueshëm për të marrë pikë.

Ballkani me tri pikët e reja ngjitët në vendin e dytë me 15 pikë, kurse Malisheva renditet e teta me shtatë pikë të grumbulluara./Epoka e re

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit