30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ballkani shet yllin e ekipit në Rumani! Bëhet më i shtrenjti në Kosovë

Albion Rrahmani është sulmuesi më i ri i Rapidit të Bukureshtit në elitën e futbollit rumun. Kampionët e Kosovës, Ballkani e ka lënë të lirë sulmuesin për 650 mijë euro, me 22-vjeçarin që bëhet lojtari më i shtrenjtë i shitur nga klubet e Superligës së Kosovës.

Kontratë tre vjeçare për sulmuesin, që ka të drejtën e rinovimit. Sezonin e fundit në elitën kosovare, Rrahmani zhvilloi 50 ndeshje dhe shënoi 30 gola, si dhe dhuroi tetë asiste në të gjitha kompeticionet.

I dalë nga moshat e Llapit, Ballkani i besoi djaloshit në 2021 duke e afruar nga Malisheva, aty ku mbante edhe nofkën “Ibrahimovic”. Duket se besimi që Ilir Daja i ka dhënë në sulmin e suharekasve ka sjellë edhe rritjen e kartonit të tij, si pasojë e performancës së mirë.

“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua t’ua dëshmoj vlerën time tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa ndeshje. Zgjodha Rapidin për shkak të projektit që synohet të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe e ndjeva se ishte më e mira të isha këtu”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të klubit rumun në prezantim.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka zgjedhur të mbajë numrin nëntë mbi shpinë.

Më Shumë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices. https://prizrenpress.com/417786-2ft/ Sipas...

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit