Ballkani zyrtarizon Merlind Kodrën

Kampioni i trefishtë i Kosovës, Ballkani, ka zyrtarizuar sonte mbrojtësin e djathtë Merlind Kodra. I riu 19 vjeç që është edhe pjesë e grupmoshave të Kosovës, ka lënë Zvicrën për tu bërë pjesë e ekipit suharekas.

“Me kënaqësi bëjmë me dije se skuadra është përforcuar me mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra, i cili vjen nga Zvicra për t’iu bashkuar klubit tonë. Futbollisti 19 vjeçar që karrierën e ka kultivuar në të gjitha gjeneratat e klubit të njohur zvicran, Grasshopper Zurich, do të jetë pjesë e FC Ballkanit për 5 vitet e ardhshme,” ka shkruar FC Ballkani.

Kodra ka qenë pjesë e Kosovës U17, ndërsa tash është pjesë e Kosovës U19. ai ka zhvilluar karrierën te të rinjtë e Grasshoppersit deri tash. Përndryshe Ballkani javën që vjen nis garimin në kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe është aktualisht në përgatitje për tu bërë sa më mirë gati për duelet që e presin në rrethin e parë ndaj Santa Colomës nga Andorra.

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Lajmet e Fundit