6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Balotelli përveç me ekip të ri, ftohet edhe te Italia

Me ardhjen e Roberto Mancinit në stolin e përfaqësueses së Italisë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë edhe për disa futbollistë, të cilët në të kaluarën nuk kishin qenë pjesë e italianëve.Mancini ka deklaruar se ka mundësi të madhe ta ftojë Mario Balotellin në skuadrën e Italisë, kurse po ashtu ka thënë se dëshiron që pjesë të stafit të tij, ta ketë edhe Andrea Pirlon.

“Gjëja më e mirë është se, nuk do të kemi më probleme të tilla. Ka shumë lojtarë në Itali, e edhe në kohë të vështira mund të gjejmë lojtarë kualitativ këtu. Natyrisht që do të flasim me Marion dhe me shumë mundësi do ta ftojmë”, tha Mancini.“Ai është një nga ata lojtarët të cilët ne duam ta rikthejmë dhe të shikojmë duke bërë ashtu si me Prandellin në Kampionatin Evropian”.

 

Roberto Mancini ruan ende raporte të mira me Mario Balotellin, me të cilin ka punuar te Inter dhe Manchester City.Kurse, lidhur me përfshirjen e Pirlos në stafin e tij, Mancini u shpreh se do të duhet të flas me të dhe ta pyes edhe atë, se cili është plani i tij dhe nëse e ka si opsion bashkëngjitjen në shtabin teknik të trajnerit italian.Italia dështoi pas shumë vitesh , të kualifikohet në Kampionatin Botëror që zhvillohet muajin e ardhshëm në Rusi, kurse po në qershor, Italia e zhvillon miqësoren kundër Holandës, që do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Më Shumë

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit