Zyrtare: Miqësorja Kosovë – Shqipëri do të zhvillohet në Zvicër

Ndeshja miqësore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte paraparë të zhvillohej në Zvicër, por javën e kaluar papritmas u anulua nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Mirëpo, burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), konfirmojnë për Insporti.com se ndeshja është kthyer në kalendar dhe miqësorja Kosovë – Shqipëri, do të zhvillohet në Cyrih të Zvicrës më 29 maj të këtij viti.

Miqësorja pritet të zgjoj interesim të madh nga mërgimtarët e shumtë shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe lajmi i fundit që e konfirmon mbajtjen e këtij takimi do të jetë pozitiv për të gjithë. /Insporti.com

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit