Gashi paraqet koncept dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka paraqitur në mbledhjen e qeverisë koncept dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës.

Gashi tha se ky dokument do ta definojë aspektin normativ të këtyre institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministrit Gashi, përmes këtij dokumenti janë paraparë një mori masash e objektivash që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës.

“Nga dita e parë në udhëheqje të ministrisë, kemi qenë të përkushtuar në avancimin e kornizës ligjore dhe hartimin e politikave të reja publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive; krijim të politikave të reja kulturore me programe në përkrahje të artistëve dhe nismave kulturore, ristrukturim dhe riorganizim të institucioneve vartëse për kulturë, promovim të kulturës dhe ngritjes së komunikimit kulturor; edukimit; aftësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën kulturore”, ka thënë ministri Gashi.

Ministri po ashtu u shpreh se do të jetë i përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e politikave, ambientit dhe mekanizmave të përshtatshëm për promovimin e kulturës sikurse dhe avancimin e infrastrukturës kulturore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate hapësinore, teknike dhe profesionale për artistët tanë.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit