10.7 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Barcelona i ka ofruar kontratë afatgjate Wijnaldumit

Georginio Wijnaldum pritet të largohet nga Liverpooli në verë, kur edhe i skadon kontrata me klubin anglez.

“Football Insider” raporton të enjten se holandezi karrierën do ta vazhdojë te Barcelona. Bëhet e ditur se klubi nga Katalunja i ka ofruar kontratë afatgjate Wijnaldumit.

Mesfushori holandez do të jetë lojtari i lirë në fund të sezonit dhe Barçës i mbetet vetëm të merret vesh me lojtarin, pa pasur nevojë që të paguajë dëmshpërblim për të.

30-vjeçari ka shënuar tre gola me Liverpooli këtë sezon në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Më Shumë

Lajmet e Fundit