7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Basha: I treguam qytetarëve se për kryetar keni zgjedhur të akuzuarin Muja

MunirBasha-PK8-29Këshilltari i Partisë Konservatore (PK) në Asamblenë Komunale në Prizren, Munir Basha ka braktisur betimin e kryetarit Ramadan Muja.

Ai tregon se arsyeja kryesore pse ka vendosur që të mos qëndrojë në seancë gjatë betimit, ka qenë procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij.

“Arsyeja kryesore e braktisjes së seancës ishte që të shprehim mospajtimin tonë me faktin se në rend të ditës ishte betimi i një kryetari, i cili që një kohë të gjatë, bredhë koridoreve të gjykatës, pikërisht për keqmenaxhim me pronën komunale”, thotë Basha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka bërë dje betimi për mandatin e ri katërvjeçar. Partitë opozitare kanë bojkotuar betimin e Mujës. Asambleistët e BD-së, VV-së, PK-së dhe një pjesë e LDK-së nuk kanë qëndruar në seancë gjat betimit të Mujë.

Basha thotë bojkotimi është bërë me qëllim të vetëm që t’i tregohet qytetarëve se në krye të Komunës është zgjedhor një kryetar që ulet në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

“ Mujën e shohim si kryetar, pasi që është zgjedhur me shumicë të votave të qytetarëve, por me lëshimin e seancës vetëm të shprehim pakënaqësinë tonë që në krye të një komune siç është Prizreni,është një kryetar, i cili është i ulur në bankën e zezë, pikërisht për keqmenaxhim me pronën e qytetarëve.Këtë Prizreni nuk meriton”.

Ai premton se këshilltar i Asamblesë Komunale, do t’i mbrojë intersat e qytetarëve.

“Do të jem në shërbim te interesave të gjithë qytetarëve të Komunës sonë.Zëri ynë në kuvend do të jetë kritik dhe opozitar, por mbi gjitha konstruktiv”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Limaj në Malishevë falënderon mërgatën për kontributin dhe mbështetjen e dhënë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar në Malishevë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. “Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë...

Musliu: Kryetarët e Prizrenit nuk shqyrtuan propozimin për ngritjen e Qendrës Kulturore të Ballkanit

Në shtator të vitit 2005 propozoi ngritjen e Qendrës Kulturore të Ballkanit në Prizren. Idenë ia ka prezantuar ish-kryetarëve të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, Ramadan...

Lajmet e Fundit