Bashkëvendasit i premtojnë përkrahje Kabashit

luli ne kabashKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, është takuar me bashkëvendasit e tij në Korishë. Ai para tyre ka prezantuar programin e tij zgjedhor.

“Pikë kryesore e programit tim është zhvillimi ekonomik.Ka ardhur koha që në Prizren të bëhen ndryshime”, tha Kabashi.

Kabashi nga dy nëndegët e koalicionit, AAK- LDD kërkoi angazhim maksimal në fushatën zgjedhore. Banorët e fshatit Korishë, ndërkaq I kanë premtuar kandidatit për kryetar të Prizrent, Lulëzim Kabashit so do të përkrahin kandidaturën e tij.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati.

Ai tha se koalicioni AAK-LDD, është duke funksionuar në frymën më të mirë të bashkëpunimit. Edhe Kastrati kërkoi angazhim maksimal në realizmin sa më të suksesshëm të fushatës zgjedhore dhe përpkrahjes së kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit