7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Bastisen argjendarët në Prizren

Zyrtarë të ATK-së, Doganës, Krimeve Ekonomike të policisë dhe Inspektoratit komunal, të enjten kanë ndërmarrë një aksion të kontrollit në dyqanet e argjendarëve të Prizrenit në rrugën “ Adem Jashari”. Lidhur me këtë ngjarje, policia dhe zyrtarë të institucioneve të tjera të përfshira në këtë aksion nuk dhanë hollësi rreth këtij aksioni të përbashkët. Aksioni i sotëm nga organet e ATK-së, Doganës, Inspektoratit dhe policisë nuk është mirëpritur nga pronarë të argjendarive , të cilët ishin tubuar para objektit të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe drejtuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit.

Sami Dida, kryetar i kësaj shoqate thotë të jetë informuar nga anëtarët për këtë aksion, dhe shprehu habinë pse është ndërmarrë një veprim i tillë, pasi që sipas tij nuk kemi të bëjmë me vepra kriminale dhe se nuk e kundërshtojmë ligjin, por jemi kundër qasjes jo të mirë të institucioneve. Sipas argjendarëve dhe drejtuesve të SHZAP-së, pretekst për organizimin e këtij aksioni kanë qenë dyshimet për shmangie të tatimit nga disa biznese që e ushtrojnë këtë veprimtari tregtare sipas një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kryetari i sindikatës së argjendarëve në Prizren, Sali Rrotlla , tha se pronarët e dyqaneve nuk janë paralajmëruar dhe nuk kanë njohuri pse po ndërmerret ky aksion ,ndërsa shtoi se masat ndëshkuese janë edukative ndërsa masat e dhunshme janë kundërefektive. Kryetari Rrotlla shton se kohë më parë kemi arritur marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë dhe Financave , ku është nxjerrë udhëzimi administrativ për lehtësim të doganës për argjendarët dhe tash ari importohet si lëndë për përpunim. Nëse dikush individualisht ka bërë keqpërdorime nuk duhet të ndëshkohemi të gjithë, tha Rrotlla. Gjatë kohës së kontrollit , shumë argjendarë i’a kishin vënë dryrin dyqaneve të tyre…/TV Prizreni/

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit