17.9 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

BB8, Maria tregon se vuan nga leuçemia kronike

Maria është ulur në qendër të dhomës së ndenjies. Përballë saj janë ulur banorët. Ajo ka dëshirë të flasë hapur me ta për veten e saj.

Maria thotë se ajo është 33 vjeçe. Ajo është kthyer në Shqipëri prej një viti e gjysmë. Ka një biznes të vogël që e ka hapur vetë, dizenjon rroba dhe ky është pasioni i saj. Ajo ka ardhur në shtëpinë e Big Brother rastësisht, sepse dikush tjetër e kishte bërë aplikimin për të. Pastaj vendimi ishte i saj. Fakti që ka njohur të gjithë banorët dhe të jetojë me ta, është një gjë e bukur për të edhe pse ajo ka rezervat e saj për gjithsecilin.

Maria thotë se ka një arsye që ajo ka ardhur në Big Brother. Çdo herë që bëhet buxheti ajo porosit panxhar sepse e ka të nevojshëm për shëndetin. Maria nuk do të pranojë asnjë kundërshtim në lidhje me nevojën e saj për këtë produkt. Ajo e ka mbajtur fshehur këto tre javë, por sot ky fakt u diskutua shumë gjatë bërjes së buxhetit. Duke u nisur nga kjo, Maria e kishte të nevojshme të ndante me banorët gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo tregon se është me leuçemi kronike. Banorët reagojnë menjëherë duke u shprehur që ata nuk e kishin kuptuar këtë gjë. Eleonora e ka kuptuar e para dhe e ka mbështetur për këtë fakt. Maria vazhdon të tregojë për abortin që ka patur, dhe këtë po e tregon për herë të parë në publik. Personi me të cilin ajo ka qenë e lidhur është marrë me trafik lëndësh narkotike në Greqi, dhe për këtë gjë ajo është vënë përpara një fakti shumë të vështirë. Të zgjidhte që të firmoste dhe të burgoste atë që donte dhe të ishte e lirë dhe e pasur ose të mos firmoste dhe ta vuante dënimin në burg bashkë me të. Ajo zgjodhi të mos pranonte asnjë lloj gjëje dhe e vuajti këtë dënim për 18 muaj.

Sot ajo e kupton se ka sakrifikuar për asgjë por nuk është penduar. Mes lotëve Maria tregon se gjatë atyre 18 muajve ka humbur fëmijën dhe është sëmurur. Maria deklaron se ajo nuk do të marri më pjesë në buxhet.

Banorët janë të gjithë të prekur dhe dëgjojnë me sy të përlotur Marian.

Më Shumë

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – mjekimin e vazhdon në Intensivë

Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para...

Bashkimi dëshiron titullin e dytë

Bashkimi në finale të “Play-off”-it po përballet me Trepçën, ku mitrovicasit po udhëheqin në seri 3:1, raporton PrizrenPress. Prizrenasit duan titullin e dytë. Të parin...

Lajmet e Fundit