7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

BD-ja e gatshme për fitore me 3 nëntor

BashkimiDemokratik-kandidatetKryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha gjatë takimeve finale për përgatitjet e fushatës zgjedhore u takua me kandidatët për Kuvend Komunal të Prizrenit me të cilët bisedoi për strategjinë e fushatës si dhe për programin dhe platformën zgjedhore te Bashkimit Demokratik. Ai kërkoi nga kandidatët e BD-së për kuvend që vizionin e BD-së gjatë fushatës ta përcjellin tek çdo qytetarë i komunës së Prizrenit duke konsideruar se vizioni i BD-së është shpresa e vetme për një jetë më të mirë në qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, Berisha kërkoi nga strukturat e partisë angazhim maksimal për ti dhënë fund të keqes së madhe qeverisëse në Prizren si dhe u ndal me theks të veçantë tek situata e fundit politike dhe ekonomike në qytetin e Prizrenit.

“Para ekipit fitues të Bashkimit Demokratik shtrohet një detyrë e rëndësishme që me angazhimin tonë në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit ti japin fund korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkatërrimit urbanistik që po ndodhë në qytetin tonë dhe të hapim rrugë drejt zhvillimit të mirëfilltë ekonomik për zbutjen e papunësisë që ka kapluar shoqërinë tonë dhe për të cilën Bashkimi Demokratik ka projekte të qarta të cilët do ti prezantoj gjatë fushatës elektorale”, tha Berisha.

Strukturat e BD-së u zotuan se do të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe demokratike si dhe do të jenë shembull edhe për subjekte tjera politike me modalitetin e fushatës që do ta bëjnë ku përmes kësaj fushate do të tregojnë një kulturë të veçantë që ka qyteti i Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave,...

Lajmet e Fundit