Kërkohet që gjatë javës të publikohen të gjitha listat e veteranëve

uckËshtë dashur që publikimi i listave fillestare të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të UÇK-së të përfundonte më 20 shkurt të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu kishte premtuar më 9 shkurt kryetari i Komisionit qeveritar për verifikim të statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të UÇK-së, Agim Çeku, dy ditë para fillimit të publikimit të këtyre listave.

Por deri më tani janë publikuar vetëm listat e tri zonave operative, nga shtatë sa janë gjithsej. Janë publikuar listat e zonave të Llapit, Karadakut dhe Neredimës, ndërkohë që nuk janë bërë ende publike listat e Zonës së Dukagjinit, të Pashtrikut, Shalës dhe Drenicës.

Këto vonesa nuk janë pritur mirë nga kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili ka dhënë ultimatum deri në fund të javës për publikim të tyre.

Ndryshe Qeriqi ka kërcënuar me protesta në rast të mospublikimit të listave.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit