8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

BE krijon fondin prej 1.8 miliardë euro për Afrikën

Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker njoftoi të enjten krijimin ‘Fondit Urgjent të Mirëbesimit për Afrikan’, me qëllim përballimin krizës së refugjatëve në Europë.

Samiti i BE-së mbi çështjen e refugjatëve përfundoi të enjten në kryeqytetin e Maltës Valletta.

Mësohet se BE-ja do të investojë 1.8 miliardë euro në këtë fond, nga buxheti i tij si dhe nga Fondi i Zhvillimit të Europës. Ndërkohë, anëtarët e kësaj organizate ranë dakord të investojnë 81.2 milionë euro.

BE-ja u shpreh se ‘Fondi Urgjent i Mirëbesimit për Afrikën’, që do të ndihmojë vendet origjinë të emigrantëve afrikanë, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik të Afrikës, shtimin e punësimit dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Bashkimi Europian synon zgjidhjen problemeve rrënjësore të refugjatëve dhe të emigrantëve të paligjshëm, si pasojë e paqëndrueshmërisë së rajonit.

Po të enjten, BE-ja publikoi “Programin e Veprimit të Valletta-s”. Sipas këtij programi, vitin e ardhshëm do të dyfishohen kuotat e bursave për studiuesit dhe studentët afrikanë në Europë.

Njëkohësisht, do të shtohen goditjet ndaj kontrabandës dhe do të krijohen lehtësira për emigrimin e ligjshëm të afrikanëve në Europë.

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit