7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Begaj e Bajrami, përuruan dy shkolla në Malishevë

063888Në kuadër të shënimit të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, sot kanë përuruar dy shkolla, në Vërmicë dhe Gollubovc dhe me këtë rast, ministri Bajrami dhe kryetari Begaj, i kanë uruar nxënësit dhe banorët e këtyre fshatrave, për shkollat e tyre, si dhe i kanë uruar me rastin e Pavarësisë.

Në takimin paraprak, kryetari Begaj, e ka njoftuar ministrin Bajrami, me gjendjen e përgjithshme në Malishevë, me theks të veçantë me infrastrukturën shkollore. “Ne nuk kemi trashëguar pothuajse asgjë nga e kaluara, por sot jemi në përfundim të ndërtimit të të gjitha shkollave. Për të realizuar këtë, kemi nevojë edhe për mbështetjen tuaj, pasi interesi ynë është të ndërtojmë objekte shkollore me standarde dhe ta rrisim cilësinë në arsim”, tha Begaj.

Ndërsa ministri i MASHT-it, Bajrami, tha se “Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai drejton, është e fokusuar në rritjen e cilësisë në arsim dhe në depolitizimin e tërësishëm të shkollave. Për këtë unë kërkoj edhe bashkëpunim nga ana e komunave, në mënyrë që ta rrisim cilësinë në arsim”. “Ne jemi të gatshëm që t’ju mbështesim dhe jemi të hapur për bashkëpunim, por kërkoj nga ju që të vazhdoni me mbështetjen në arsim. Unë planifikoj ti takoj të gjithë kryetarët e komunave, me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë, e që përmes këtij bashkëpunimi të arrijmë të rrisim cilësinë”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami dhe kryetari Begaj, u dakorduan për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe edukimit, në mënyrë që të krijohen kushte për rritje të cilësisë dhe krijimit të kushteve më të mira në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Shkollat e përuruara sot, janë investim i Komunës së Malishevës. Shkolla në Vërmicë, ka një hapësirë prej 1500 metra katrorë dhe buxhetit komunal i ka kushtuar rreth 330 mijë euro, ndërsa shkolla në Gollubovc, ka një hapësirë gjithashtu prej 1500 metrave katrorë dhe i ka kushtuar buxhetit komunal rreth 310 mijë euro.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Lajmet e Fundit