8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Begaj premton zgjidhjen e nevojave emergjente në Guncat

RagipBegaj-fshatiGuncatNë kuadër të vizitave në fshatrat e Komunës së Malishevës, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ka vazhduar takimin e radhës me banorët e fshatit Guncat, ku është njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtij fshati, sikur edhe është bërë sensibilizimi i banorëve për mbrojtje nga ethet hemorragjike dhe për largimin e mbeturinave nga fshati.

Grumbullimi i shumë mbeturinave në luginat e fshatit, ujësjellësi jo funksional, mos përfundimi i kanalizimit, vazhdimi i asfaltimit të disa rrugëve në lagjet e fshatit, largësia e shkollës për disa lagje, rastet sociale, trotuari në fshat dhe rrjeti i dobët i shpërndarjes së energjisë elektrike, janë disa nga nevojat, siç thanë banorët e fshatit, më emergjente për këtë fshat.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, premtoi se angazhimi i komunës dhe i tij personalisht nuk do të mungoj, për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Me seriozitetin më të madh do ti shqyrtojmë të gjitha këto kërkesa dhe gradualisht, do të bëhet zgjidhje për të gjitha, por jo brenda një viti”, ka thënë Begaj, para banorëve të fshatit Guncat.

Banorët e këtij fshati janë njoftuar me masat parandaluese, nga thumbimi i rriqrave, insekte të cilat e bartin sëmundjen e etheve hemorragjike, për masat që është duke marrë komuna dhe institucionet e vendit. Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ju bëri thirrje banorëve, që në asnjë rast të mos i largojnë rriqrat, nëse eventualisht thumbohen, por të kërkojnë ndihmën e mjekut në QKMF në Malishevë, ku menjëherë ju bëhen edhe analizat.

Ndërsa kryetar Begaj, kërkoi nga banorët, që të marrin një aksion të përbashkët me komunën, për largimin e mbeturinave, në mënyrë që ta pastrojmë ambientin përreth ku jetojmë.

“Ato deponi të mbeturinave, janë burim i infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme, andaj është tepër e nevojshme ti largojmë, por pastaj kërkoj nga ju që ta ruani ambientin”, tha mes tjerash kryetari Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zihet në flagrancë duke vjedhur portofolin, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur portofolin e një personi në tregun e qytetit. I dyshuari me shtetësi...

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Lajmet e Fundit