Begaj priti arsimtarët shqiptar nga Suedia

Ragip Begaj 12345Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur një delegacion nga Shoqata e Arsimtarëve shqiptar në Suedi, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe kontributit të përbashkët në ngritjen e arsimit shqip në Suedi, pasi në këtë shtet jetojnë një numër i madh bashkatdhetarëve shqiptar, përfshi edhe mërgimtar nga Malisheva.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar arsimtarët shqiptar, për kontributin e tyre në shkollën shqipe në Suedi, duke e vlerësuar lartë punën e tyre, që fëmijët tanë, të mos e harrojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, pavarësisht se jetojnë në një vend të huaj. Po ashtu i ka falënderuar edhe për vizitën në Malishevë.

Nga ana tjetër, delegacioni i arsimtarëve shqiptar, e ka ftuar kryetarin Begaj dhe një pjesë të qeverisë komunale, që të marrin pjesë në tridhjetë vjetorin e shkollës shqipe në Suedi.

Njëri nga arsimtarët shqiptar, në Suedi, z.Nuhi Mazreku, i cili është nga Malisheva, përveç falënderimeve për pritjen, po ashtu ka bërë një gjest human, duke dhuruar, 500 euro për familjet e dëshmorëve nga Malisheva, të cilat jetojnë në kushte të vështira, si dhe ka ndihmuar me dy mijë euro, 10 studentë nga Komuna e Malishevës.

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit