9.2 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Begaj shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

Begaj per iftarKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional, që komuna organizon për çdo vit, në muajin e madhërishëm të ramazanit, për familjet e dëshmorëve të kombit nga Komuna e Malishevës, ku edhe janë bërë lutje për dëshmorët dhe janë kënduar pjesë të Kuranit, nga ana e hoxhallarëve në kuadër të Bashkësisë Islame të Malishevës.

“Është obligim i yni, i të gjallëve, që ti kujtojmë dëshmorët e kombit, pasi falë tyre ne sot gëzojmë shtetin tonë të lirë. Jemi në muajin e shenjtë të ramazanit dhe kam dashur të bëjmë një darkë së bashku dhe të bëjmë lutje për dëshmorët. Shumë respekt për të gjithë dëshmorët dhe familjet e tyre”, tha Begaj, duke folur më pas për rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe veprën e tyre në luftën për liri.

Për sakrificën e dëshmorëve, foli edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, përderisa ka falënderuar edhe Komunën, për këtë organizim tradicional. Pas kësaj, hoxhallarët, kanë bërë lutje dhe kanë kënduar pjesë Kurani.

Në këtë iftar, përveç familjeve të dëshmorëve, ishin të pranishëm edhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, hoxhallarë dhe asamblistë të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj vizitoi klubin e basketbollit të vajzave “Junior”: Ato janë e ardhmja e sportit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, mbrëmë ka vizituar klubin e basketbollit për vajzat e reja të KBF...

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit