Begaj uron Kastratin: Jam i lumtur që po e lë komunën në duar të sigurta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e ka uruar Ekrem Kastrati, pasi i ka fituar zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Malishevës.

“Në rend të parë, dua ti përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për kulturën e lartë të treguar gjatë tërë procesit zgjedhor në komunën tonë, ndërsa fituesit të garës për kryetar z.Ekrem Kastratit, i uroj përzemërsisht fitoren dhe i dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin katërvjeçar në drejtimin e Komunës së Malishevës”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit Begaj, drejtuar Kastratit.

“Jam i kënaqur që po e lë komunën në duar të sigurta, për ti vazhduar projektet dhe drejtimin e komunës, drejtë zhvillimit dhe për të mirën e qytetarëve. Fitorja e juaj, është mirënjohje dhe vlerësim i punës që kemi bërë deri më tani, si subjekt politik”, ka thënë Begaj në urimin e tij, me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

Përndryshe, në zgjedhjet e këtij viti, për Kryetar dhe Kuvend të Komunës në Malishevë, rezultatet të cilat pritet të certifikohen nga KQZ, janë këto: Garën për Kryetar të Komunës së Malishevës, e ka fituar, Ekrem Kastrati (NISMA Social Demokrate), ndërsa ulëse në Kuvendin e Komunës që përbëhet nga 31 anëtar, kanë fituar, NISMA Social Demokrate 10 ulëse, PDK 8 ulëse, LDK 6 ulëse, LVV 5 ulëse dhe AAK 2 ulëse.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit