2.8 C
Prizren
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Bëhen përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur së në bashkëpunim me komunat i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Po ashtu, ministria ka njoftuar së kanë kërkuar nga shtëpitë botuese që të jenë bashkëpunuese me libraritë në mënyrë që të jenë të pajisura me tekste shkollore. Ndërkohë nga Sindikata e Arsimit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë grevë në fillim të këtij viti shkollor.

Viti i ri shkollor do të fillojë me 2 shtator ashtu siç është paraparë me kalendar për vitin shkollor 2024/25. Se përgatitjet janë duke u bërë për fillimin e viti të ri shkollor e thonë edhe nga Ministria e Arsimit. Në një përgjigjeje përmes postes elektronike për Radio Kosovën, Ministra e Arsimit ka bërë të ditur se janë duke bashkëpunuar me komunat ku kanë kërkuar nga shtëpitë botuese që të jenë bashkëpunuese me libraritë në mënyrë që të jenë të pajisura me tekste shkollore.

“Siç jeni të njoftuar disbursimi i mjeteve për tekste dhe materiale shkollore ka filluar dy javë para fillimit të vitit shkollor. Të gjithë mësimdhënësit kanë bërë përzgjedhjen e teksteve dhe të gjitha këto lista shkollë për shkollë janë bërë publike në web faqen e MASHT-it para disa ditësh. Po ashtu, në takimin që e kemi pasur me shtëpitë botuese, para lansimit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore, kemi kërkuar që të jenë bashkëpunuese me libraritë në mënyrë që të ketë distribuim sa më të shpejtë në të gjitha libraritë dhe pikat e shitjes”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë duke u bërë e thonë edhe nga Sindikata e Arsimit. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një përgjigje për Radio Kosovën ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator dhe se kjo sindikatë nuk do të organizojë grevë në fillim të muajt shtator edhe përkundër që ka kërkesa nga anëtarësia e kësaj sindikate.

“Për momentin viti i ri shkollor 2024/25 do të fillojë më kohë. Ka zëra dhe kërkesa për veprime sindikale por na mbetet të shohim gjatë shtatorit në takimet që do t’i kemi me përfaqësuesit tanë që janë përfaqësues të institucioneve arsimore që nga çerdhet deri në universitet. Besoj javën e ardhshme do ta mbajmë një takim për të bërë një analizë të fillimit të vitit të ri shkollor”, tha Rrahman Jasharaj.

Edhe përfaqësues të institucioneve arsimore nëpër komuna kanë bërë të ditur së janë duke u bërë përgatitjet finale për sa i përket infrastrukturës nëpër shkolla në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më kohë.Radio Kosova

 

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

Më Shumë

Tri anëtare të reja i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren

Sot, Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren mirëpriti anëtarësimin e tri të rejave: Dua Shita, mjeke e përgjithshme, Blerta Bytyqi, instruktore e komunikacionit, dhe Ditjona Morina,...

Një duel shumë i rëndësishëm na pret sot në Prizren

Sot, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së basketbollit të Kosovës, Proton Cable Prizreni do të presë Pejën në një përballje shumë...

Lajmet e Fundit