5.6 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

‘Bekimi’ i Uliksit

Uliksi, një emër i frymëzuar nga një prej filmave epik që e bëri të famshëm Bekim Fehmiun, nuk ka trashëguar nga i ati vetëm zërin, por edhe potencën në interpretim. Në premierën e të martës në Teatrin Kombëtar, ai preku një skenë të cilën i ati nuk e preku dot kurrë.

“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë, në Teatrin Kombëtar dhe shpresoj që kjo të mos jetë hera e fundit”, tha Fehmiu.

Në një shfaqe më shumë serbisht se shqip, publiku mori kënaqësinë e një pjese të njohur mirë. Ky i Tiranës, ishte rrugëtimi më i fundit i shfaqjes.

“Ne patem një reagim të mrekullueshëm nga audienca. Por e njëjta ndodhi edhe në Prishtinë, në Beograd, në Sarajevë dhe në Zagreb”, vijoi Uliksi. prindërit e tij. Por jo në formën e një tragjedie.

“Pavarësisht të gjithave prindërit e mij kurrë nuk u shqetësuan çfarë të tjetrët mendonin. Unë dhe gruaja ime po ashtu. Kur ka dashuri historia vazhdon”, tha ai.

Në rast se sot Bekim Fehmiu do të kishte zgjedhur një vend për të jetuar, ai nuk do të ishte ky rajon. Por sipas Uliksit, ai do të ndihej shumë krenar që biri i tij flet shqip në një rol.

“Mbase ka qenë e thënë të ndodhte kështu. Është në dorë të Zotit. Ja pra ku jam”, u shpreh Uliks Fehmiu.

Më Shumë

Fillon procesi mësimor në Suharekë, kryetari Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në Komunën e Suharekës, duke rikthyer nxënësit dhe mësimdhënësit në bankat shkollore pas pushimit dimëror. Me...

Krusha e Madhe, plagë e hapur e gjenocidit

241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista të shkruara dhe 200 videoincizime janë argumentet e...

Lajmet e Fundit