11.5 C
Prizren
E premte, 2 Maj, 2025

Beqiri: Nëse s’na lejohet debati në seancë, kemi plan konkret

IsmetBeqiriIsmet Beqiri nga LDK, pas takimit të liderëve të Bllokut ka folur për hapat që do të ndërmarrin në seancën e 2 tetorit, ndërsa ka përjashtuar çdo lloj komunikimi me PDK-në. Edhe kësaj radhe, Beqiri ka thënë se do të kërkojnë debat në seancë, por ai ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Në rast se kryesuesja e seancës vepron si herën e kaluar dhe nuk e lejon debatin atëherë ka elemente të tjera të cilat do t’i shihni gjatë seancës ose menjëherë pas saj. Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri.

Ai ka përjashtuar çdo lloj komunikimi apo bashkëpunimi me PDK’në, duke thënë se PDK si parti e cila sipas tij i ka sjellë vetëm dëm vendit, nuk është në gjendje të propozojë asgjë.

“Ato fjalë që po qarkullojnë nëpër media për qeveri gjithëpërfshirëse, janë vetëm spekulime. Nuk ka asnjë shans për qeveri gjithëpërfshirëse me PDK’në. Përveç kësaj, ne nuk do të hyjmë në asnjë pazar politik me një parti siç është PDK’ja e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse i ka sjellë dëm vendit”, ka thënë Beqiri, pas takimit.

Po ashtu, ai ika përjashtuar çdo mundësi pjesëmarrjeje të partive të koalicionit në një takim të përbashkët me PDK’në, në rast se këtë e kërkon eventualisht presidentja apo kushdo tjetër.

Më Shumë

Jasir Asani ndahet nga e dashura?

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë. Siç raportohet nga Klan Kosova, ylli i futbollit...

Përpjekje tjetër për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës...

Lajmet e Fundit