3.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Berisha: BD-ja është shpresa e vetme për Prizrenin

zafa ne fushatKandidati i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha zyrtarisht ka hapur të shtunën fushatën zgjedhore në Prizren. Ai i ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të votojnë subjektin e tij politik, pasi që është alternativa e vetëm që mund të zhvillojë në të gjitha sektorët Prizrenin.Berisha premtoi se në gjashtë mujorin e parë të ardhjes së tij në pushtet do të funksionalizojë zona industriale prej 84 hektarëve, ngritjen e përgjegjësisë në arsim, administratë dhe shëndetësi si dhe ndaljen e katrahurës urbanistike që ka përfshirë qytetin e Prizrenit.

Në hapjen e fushatës zgjedhore të BD-së, kanë marrë pjesë mijëra simpatizantë të këtij subjekti politk. Hapësira e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” nuk ka mjaftuar për t’i zënë të gjithë simpatizantët e këtij subjekti politik.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha iu ka premtuar se me fitoren e subjektit të tij politik, qytetit të Prizrenit do t’i kthehet dinjiteti historik që e ka pasur.

Ai shprehu besimin e thellë të tij se qytetarët e Prizrenit të të gjitha komuniteteve, do t’i bashkohen komunitetit shumicë shqiptarë për të bërë ndryshimet e shumëpritura në qytetin e Prizrenit. “Ky qytet është kapluar nga korrupsioni dhe nepotizmi në çdo segment të institucioneve të tij, dhe liderët vasal të minoriteteve, të shantazhuar nga politika ditore nuk mund të flasin në emër të tyre”, tha Berisha. Ai i ka ftuar qytetarët e Prizrenit, që të votojnë numrin e shpresës për Prizren, që është numri 74.

Berisha iu ka bërë thirrje simpantizantëve të subjektit të tij politik, që të zhvillojnë një fushatë të qetë gjatë këtij muaj.

Osman Hajdari nënkryetar i Bashkimit Demokratik dhe bartës i listës së BD-së, ndërkaq shpalosi pjesë nga platforma zgjedhore me ç’rast foli për 12 shtyllat bazë të kësaj platforme që janë pikat kyqe të qeverisjes së suksesshme në mandatin katër vjeçare të Bashkimit Demokratik me qytetin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit