10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Berisha: E çuditshme, Ramadan Muja i dyshuar për korrupsion i ligjëron prokurorëve

ZafirBerisha11-14Deputeti nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha tha të enjten në Kuvend se është e çuditshme se si njeriu i akuzuar për korrupsion, Ramadan Muja ka të drejtë dhe i mundësohet t’iu ligjërojë prokurorëve.

Ai tha se është paradoksale që njerëzit që dyshohen për korrupsion inkurajohen, ndërsa pikërisht njerëzit që duhet inkurajuar, iu vihen barriera dhe dekurajohen, raporton Telegrafi.

Berisha kështu i ka dalë në mbrojtje zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i suspenduar nga kjo ministri për bërjen publike të disa detajeve rreth prodhimit të pasaportave.

“Shteti vetëm kështu nuk bëhet. Jemi dëshmuar se nuk jemi për shtet. Dëshmi është edhe vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, ku Kosova prezantohet pa simbole shtetërore”, tha Berisha.

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit