11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Berisha: Nëse largohet Limaj nga PDK-ja, kjo parti s’ka çka lypë në Prizren

Zafir berisha 123Kryetar i Bashkimit Demokratik të Kosovës, Zafir Berisha është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Fatmir Limajn, siç ka thënë ai për të mirën e Kosovës. “Një gjë jam i bindur se mendimet e mia dhe Fatmirit karshi qytetarëve të Prizrenit janë të përafërta se duhet të kërkohet nga ata që t’i japin fund qeverisjes së korruptuar në Prizren. Mund të them se me largimin e Limajt nga PDK-ja kjo parti s’ka çka lypë në Prizren”, ka thënë Berisha për Tribunën.

Ai ka treguar se të shtunën e kaluar e ka vizituar Limajn me të cilin janë pajtuar se duhet të punohet në ndryshimin e kësaj qeverie e cila sipas tij, po e degradon vendin.

Ai ka treguar se nuk është folur për mundësin e krijimit të ndonjë partie të përbashkët politike nga ana e Fatmir Limajt, por ka thënë se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë është i gatshëm që të bashkëpunojë. “Për subjektet politike nuk kemi biseduar, por që Fatmiri duhet me qenë në politikë dhe të japë kontribut për interesin e Kosovës, mendoj se është e domosdoshme”, ka thënë Berisha.

Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ndërkaq nuk pret që kjo vizitë të ndikojë në humbjen e besimit të qytetarëve. “Asnjë vizitë nuk mund të ndryshojë e elektoratit tonë”, ka thënë Muja.

Fatmir Limaj është takuar dje më bashkëluftëtarët e tij në Prizren. Ai është pritur si hero i luftës, por edhe si triumfues i mbrojtjes së vlerave të UCK-së. Limaj ka kërkuar nga të gjithë bashkëluftëtarët e tij, që pavarësisht zhgënjimit të vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e shtetit. Ai në këtë takim nuk ka folur asnjë fjalë për politik./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Dy të dyshuar kanosin zyrtarët policorë në Suharekë

Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në qytetin e Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ “Me vendim të...

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit