Berisha: Nisma do të mbështetë kandidatin e opozitës për kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Partia Nisma do të mbështetë kandidatin e opozitës për kryesues të Kuvendit të Prizrenit.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se ende nuk është takuar me partitë tjera opozitare për të diskutuar rreth zgjedhjes së kryesuesit të ri.

“Nisma do të mbështetë kandidatin e opozitës për kryesues të Kuvendit”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

“Nuk kemi arsye tjetër me vepruar ndryshe”, shprehet ai.

Partia Nisma, vitin e kaluar, pati prishur koalicionin e bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen dhe LDK-në.

Posti i kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit, ka mbetur i zbrazët, si pasojë e dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kët post synojnë që ta marrin partitë në pushtet dhe subjektet opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka propozuar Muharrem Elezkurtajn për kryesues të Kuvendit.

Ndërkaq, partitë opozitare ende nuk kanë dal me ndonjë emër të përveçëm. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit