Berisha premton transportin urban falas për pensionistët

ZafirBerisha10-4Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, vizitoi të premetn Shoqatën e Pensionistëve.

Berisha premtoi se me ardhjen në pushtet të BD-së, pensionistët do të kenë një përkrahje më të madhe se sa e kanë pasur deri më tash.

“Me ardhjen në pushtet të BD-së do të qëndrojmë pran pensionistëve me të gjitha mundësitë në përputhje me kompetencat e pushtetit lokal“, tha Berisha. Ai premtoi se BD-ja do t’ia sigurojë pensionistëve transportin urban falas.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Musa Jorganxhiu, falënderoi kandidatin e BD-së, Berisha dhe ekipin e tij për vizitën dhe premtimin e dhënë për pensionistët.

“Zoti Berisha vazhdimisht i ka pasur dyert hapur dhe konsideratë për Shoqatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës”, tha Jorganxhiu. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit