26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Berlini ia ka dërguar Serbisë 11 kushtet për Kosovën

Parlamenti i GjermaniseBerlini ia ka përcjellë Serbisë 11 kushtet për Kosovën për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian, transmeton Koha.net shkrimin e të përditshmes së Beogradit, ‘Veçerenje novosti”.

Sipas kësaj gazete, ato kushte thuaja janë të pamundshme për Serbinë, meqë prekin statusin e Kosovës dhe në fakt mbështesin pavarësinë e saj.

Ndër ato 11 kushte është edhe miratimi i Statutit të Asociacionit (Bashkësisë) së Komunave Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha forumet rajonale, njohja e pasaportës së Kosovës në kufirin me Serbinë dhe ngritja e objekteve me material të fortë – mure, në pikëkalimet kufitare.

“Nëse Serbia përmbush gjithë çfarë kërkohet, për çka gjasët janë shumë të vogla, liderët evropianë qysh në Samitin Europian të dhjetorit do të mund të caktonin për fund të janarit konferencën e ardhshme ndërqeveritare, në të cilën do të hapeshin njëherësh kapitujt 32 (kontrolli financiar) dhe 35 (mbi Kosovën)”, thotë gazeta, dhe shton se duke pasur parasysh qëndrim e palëkundur të Berlinit, është më reale të pritet shtyrja e hapjes së kapitullit të parë për një periudhë tjetër.

“Novosti” pohon se bashkë me kërkesa janë dhënë edhe përgjigjet që duhet t’i bëjë Serbia, që do të thotë se kësaj të fundit i mbetet vetëm të shënojë pranimin.

Gazeta përmend zyrtarë serbë, të cilët e thonë haptas se nga Serbia kërkohet njohja e Kosovës.

Më Shumë

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit