Real Madrid dhe Atletico Madrid sonte dalin përballë njëra-tjetrës për trofeun më të ëndërruar.
Nga një derbi spanjoll, madje më saktë madrilen, në një përplasje stilesh për një sfidë revanshi dhe hakmarrjeje, Finalja e Champions League që luhet këtë të shtunë ofron pak nga të gjitha.
Edhe pse luajnë skuadrat e një qyteti duket sikur përballen dy botë të ndryshme me dy skuadrat që ju ngjajnë aq shumë trajnerëve respektivë, do të fitojë klasi i Zinedine Zidane apo grinta e Diego Simeones.
Reali i madh kërkon kurorën e 11 europiane, ndërsa Atletico të parën në histori.
Reali ka shënuar 110 gola në kampionat këtë sezon, ndërsa Atletico 63, por Los Blancos kanë pësuar 34, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm 18.
Një skuadër e mbushur me yje por që shpesheherë ju mungon kolektiviteti përballë një klase punëtorësh që janë gati të sakrifkohen për të mirën e grupit.
Është kjo panorama e dy formacioneve që do të përballen në San Siro.
Cristiano Ronaldo ka shijuar një sezon të madh personalisht duke shënuar më shumë se 50 gola për të gjashtin vit radhazi. Lideri i Realit ka shkëlqyer veçanërisht në Champions, ku ka shënuar 16 herë në 11 ndeshje dhe me një tjetër finalizm në këtë përballjë mund të thyejë rekordin absolut që e vendosi vetë dy vjet më parë. Portugezi gjithsesi nuk ka qenë në 100 për qind të formës, por për fatin e mirë të realit Karim Benzema dhe Gareth Bale janë në rregull.
Përballë tyre është një Atletcko agresive e vendosur që të tregojë se këtë herë është radha e saj për të shijuar lavdinë. Në finalen e dy vjetëve më parë, Los Colchoneros kryesonin deri në minutën e 92, kur goli i Sergio Ramos çoi ndeshjen në shtesë dhe gjithcka përfundoi 4-1, një rezultat shumë i padrejtë për atë që u pa në atë ndeshje.
Championsi është i vetmi trofe që Atletico nuk ka fituar nën drejtimin e Simenoes, që tani vjen me një skuadër të plotë dhe ndoshta dhe bindjen që fati i ka një borxh që nga ajo finale e dy viteve më parë.