4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Biden: Ushtria amerikane do ta mbrojë Tajvanin në rast se sulmohet nga Kina

Joe Biden tha se SHBA-ja do të ndërhynte ushtarakisht në mbrojtje të Tajvanit në rast se ata sulmohen nga Kina, deklaratë kjo e cila duket se do të shkaktojë polemika në Pekinin zyrtar, ndërkohë që tensionet rriten pas aktivitetit ushtarak kinez në rajon.

Në një deklaratë të dhënë në Tokio gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Japoni, Biden tha se është detyrë e SHBA-ve që ta mbrojnë ishullin e vetëqeverisur, ishull të cilin Kina e konsideron si provincë e cila tradhtoi politikat kineze, transmeton Telegrafi

Kjo deklaratë e Biden konsiderohet edhe më e fuqishme tani, në kohën kur Rusia po e vazhdon agresionin e saj ndaj Ukrainës, në ndërkohë kjo po cilësohet edhe si një nga deklaratat më të fuqishme në dekadat e fundit për mbështetjen ndaj Tajvanit.

“Ky është një përkushtim që ne duhet ta bëjmë”, deklaroi Biden, pas bisedës që pati me Fumio Kishida, ku u tha se Washingtoni zyrtar e mbështet anëtarësimin e përjetshëm të Japonisë në këshillin e sigurisë të OKB-së dhe planet e Tokios për rritjen e sigurisë dhe rritjen e shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen, shpenzime me të cilat ata po kërkojnë t’u kundërvihen agresivitetit të Kinës dhe Koresë Veriore, e cila po vazhdon të rritë kapacitetin e saj nuklear.

Presidenti i SHBA-ve theksoi se çdo përpjekje e Kinës e cila përfshinë përdorimin e forcës ndaj Tajvanit thjeshtë nuk do të ishte e duhura, do ta çrregullonte të tërë rajonin, përpjekje e cila do ti përngjante një situate të asaj në Ukrainë.

Më Shumë

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Lajmet e Fundit