8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Big Brother” në punë

7777A është vëzhgimi me kamera i punonjësve në zyrë, një veprim që tradhton besimin punonjës-epror apo një mjet i dobishëm për të përmirësuar sjelljen dhe për të vlerësuar meritokracinë?

Herën tjetër që do të flisni me dikë në zyrë, i cili mban një kartë punonjësi, shikoni me kujdes – mund të mos jetë një kartë e thjeshtë, por një sensor. Kjo pajisje mund të përdoret për t’i rrëfyer punëdhënësit tuaj se me kë po flisni dhe me çfarë toni zëri, shkruan Lucy Kellaway nga BBC.
Pajisje të tilla janë fare të lira dhe kompanitë janë shfaqur shumë të interesuara ndaj tyre. Është tepër e frikshme. Por a është arritja e “Big Brother” në ambientet e punës një gjë kaq e keqe?

Të qenët vazhdimisht i monitoruar nga pajisje të padukshme mund të tingëllojë tmerruese, por mbase jo aq ndryshe nga të qenët i monitoruar prej qenieve njerëzore që janë të dallueshëm.

Për momentin, ne jemi të vëzhguar në mënyrë joshkencore dhe të rastësishme nga eprorët tanë, të cilët mund ta kenë krijuar tashmë një mendim për ne pa pasur shumë prova. Sipas aksiomës së famshme, “nëse e keqja mund të ndodhë, atëherë do të ndodhë”, kur bën diçka të mirë askush nuk e vë re, por sapo bën diçka të keqe, menjëherë e marrin vesh të gjithë.

Në shumicën e zyrave ka pajisje shpeshherë jo të përshtatshme për të matur performancën, përfshirë këtu “matricat e kompetencës”, intervistat vlerësuese dhe testimin psikometrik. Të gjitha këto janë aq të pakuptimta, saqë, sipas një kërkimi nga Universiteti i Katanias, kompanitë nuk do të kishin dalë më keq sikur t’i rrisnin në detyrë punonjësit në mënyrë të rastësishme.

Ndaj, nëse jemi në favor të meritokracisë, duhet të mbështesim çdo gjë që ndihmon matjen e saj sa më saktë. Teksa të dhënat e mbledhura nga sensorët e rinj janë pothuajse shumë të papërpunuara për të ofruar një ndihmesë, për momentin, nuk shoh asnjë arsye përse me kalimin e kohës nuk do ta kemi kuptuar se cilat sjellje janë çelësi i performancës së lartë dhe të kemi gjetur një mënyrë për t’i matur ato saktë.

Ju mund të thoni se monitorimi i sjelljes në zyra mund të dëmtojë besimin dhe spontanitetin, duke na bërë të gjithëve robotë. Por për sa kohë cilido e di se është i monitoruar dhe e kupton arsyen përse, nuk shoh ndonjë logjikë se pse duhet të jetë një ide tmerruese – përveç atyre që tallin, ofendojnë apo ngacmojnë të tjerët dhe që deri tani ia kanë hedhur paq.

Shumë larg nga kthimi i vendit të punës në një vend më pak të civilizuar, “Big Brother” mund ta bëjë atë më shumë të tillë. Jeta në zyrë mund të bëhet më transparente dhe më pak politike. Dhe menaxherët do të çliroheshin nga roli i tyre pej polici, duke pasur mundësi të merren me gjëra më të rëndësishme dhe me role që do t’i ndihmonin të tjerët të bënin një punë më të mirë.

Mbi të gjitha, që të funksionojë sistemi, duhet të kesh besim në regjimin që e imponon atë. Por nëse nuk ke aspak besim në regjim, mundësitë janë që je i mbaruar gjithsesi.

Si lindi koncepti “Big Brother”? Në vitin 1949, shkrimtari britanik George Orwell shkroi librin “1984”, një satirë të errët dhe futuriste në të cilën një qeveri totalitare përdorte indoktrinimin, propagandën dhe forcën, për të imponuar bindje. “Big Brother” ishte fytyra e këtij regjimi që dinte gjithçka, i cili vëzhgonte dhe kontrollonte jetën e të gjithë qytetarëve.

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Lajmet e Fundit