6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Lazarati 2

Agim MuhaxheriShkruan:Agim Muhaxheri

Shqipëria e Kosova janë “në valë të njëjta”. Atje shteti bën luftë në Lazarat me trafikantët e drogës, ndërkaq te ne bëhet lufta me ata “të Sirisë”. Askujt nuk i pengojnë xhamitë, kishat, tempujt fetarë. Po shkele në “mina”, merr rolin e organizatorit, pjesëmarrësit të aktit terrorist shteti s’ta falë, të ndëshkon. Dëshmori nënkupton: Ai që bie për vatan të vet. Shqiptarët e Kosovës që luftojnë në Siri, Irak e gjetiu bëhen mish për top! Ligjvënësi ynë ka sanksionuar veprën penale të terrorizmit dhe për këtë akt ka paraparë dënimin deri në 20 vjet burg. Gjeniu i letrave tona Faik Konica është shprehur: “Çka të bëj myslimanëria apo krishtëria me shqiptarët?”

Kaçaniku, por edhe Hani i Elezit, të mërkurën, në orët e hershme, gdhin me një operacion policor, i koduar “Goditja”. Tre të pandehur, të dyshuar për akte terroriste në “lidhje me Sirinë” mbahen brenda grilave. “Goditja” e goditi, e bastisi edhe shtëpinë e një të pandehuri tjetër në Han të Elezit, por atë nuk e gjetën. Burimet policore njoftuan se i kërkuari (i përmendet emri në portale) gjendet në Durrës…
E mërkura ishte ditë e nxehtë, i “nxehtë” ishte edhe operacioni i Njësitit Antiterrorist.
Kemi të bëjmë me këta individë që gjenden brenda grilave, apo me një rrjet? Sido që të jetë, të arrestosh dikë për akte terroriste, është lajm “numër një” në Kosovë dhe mbase gjurmëve të këtij lajmi shkruajnë edhe gazetat jashtë Kosovës.
Sipas komunikatës së policisë, përmendet togfjalëshi: “… ata dyshohen për lidhjet me grupet terroriste në disa vende islamike, ku veprojnë organizata të tilla terroriste”.
Gjatë bastisjes, janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, ‘lap-top’, SIM kartela) revole me gaz, material propagandistik, uniforma ushtarake, pasaporta, dylbi etj. Kështu thuhet në komunikatën e policisë. Nuk sqarohet se çfarë janë ato uniforma ushtarake, cilës ushtri i përkasin.
Brenda grilave mbahen të pandehurit, të lindur, i pari sipas listës, më 1989, i dyti – 1984 dhe i treti, më i riu më 1992. Përmenden inicialet e tyre. Këtyre u vihen në barrë veprat penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist (neni 143), rekrutim për terrorizëm (neni 139) dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 147).
Opinionin tim e titulloj Lazarati 2. Pse? Shqipëria e Kosova janë “në valë të njëjta”. Atje shteti bën luftë në Lazarat me trafikantët e drogës, ndërkaq te ne bëhet lufta me ata “të Sirisë”.
Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit për Bashkimin Evropian (BE). Makineria e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e bëri luftën në Lazarat mu për shkak të asaj të përmbush njërin nga kushtet, standardet për t’u anëtarësuar në familjen elite të Evropës. Nëse sistemi juridik të çalon, s’të japin “biletën” për në Bruksel. Këtë e di Rama, e di paria e shtetit shqiptar. Kjo është një “conditio sine qua non”. Evropianët janë alergjikë, nuk donë të shohin në Evropë “një Kolumbi, kopsht të drogës”.
Kosova, për fat në territorin e vet “s’ka Kolumbi”. Këtu nuk ka “kopshte të drogës”.
Narkomania është e keqe botërore. Kjo dukuri është e lidhur me kriminalitetin. Zakonisht trafikantët e drogës, por edhe “postierët” që e bartin këtë mjet dehës nuk e konsumojnë drogën, por bëjnë që t’i vrasin të tjerët. Në vendet arabe e islamike, trafikantët e drogës ndëshkohen rreptë, përfundojnë para “trekëndëshit”. Ndërkaq, në vendet e Ballkanit dënimet janë të buta.
E keqe botërore është edhe terrorizmi. Çdo shtet normal, demokratik e lufton terrorizmin. E lufton edhe shteti ynë.
Ligjvënësi ynë ka sanksionuar veprimet inkriminuese që u vihen në barrë të pandehurve dhe dënimi është i parashikuar deri në 20 vjet burg. Ky dënim është i parashikuar në Kodin Penal të Kosovës (2013). “Kushdo që organizon ose drejton një grup terrorist dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) euro dhe me burgim prej 10 deri në 20 vjet burg” (neni 143), ndërkaq për pjesëmarrje në grupin terrorist në paragrafin e 2-të të këtij neni dënimi është i parashikuar prej 5 deri në 10 vjet burg. Ata që shkelin në nenin 139 mund të dënohen deri në 15 vjet burg. Për “nxitje të urrejtjes…” mund të ndëshkohesh prej 5 deri në 10 vjet burg (neni 147).
Shqiptarët që luftojnë për vatan të huaj, në Siri, dokumentet e udhëtimit – pasaportat e Kosovës i kanë hedhur “në bërllok”, dhe ua kanë futur flakën. Kjo është bindja e tyre. Populli thotë: Nëse nuk e do familjen tënde, shtetin tënd, nuk e do as vetveten.

Shumica e banorëve të shtetit të Kosovës janë të besimit islam. Ky është një fakt i ditur botërisht. Në kohën kur Kosova digjej flakë, askush nga sirianët nuk erdhën për t’i dalë në ndihmë “vëllezërve myslimanë”!

Shqiptarët e Kosovës që luftojnë në Siri, Irak e gjetiu bëhen mish për top!
Shqiptarët kanë tri fe: myslimane, ortodokse dhe katolike. Askujt nuk i pengojnë xhamitë, kishat dhe tempujt tjerë fetarë. Askujt nuk i pengon është kjo xhami e vogël, apo e madhe, kush e ka ngritur atë, i kujt është donacioni.

Liritë dhe të drejtat janë të garantuar me aktin më të lartë juridik e politik të shtetit – Kushtetutën. Në asnjë paragraf të Kodi tonë penal nuk shkruan se ajo që vesh shaminë a ferexhenë ndëshkohet. Kjo është logjika juridike. Ndërkaq, çfarë flasin politikanët dhe llafazanët e tjerë është çështje tjetër.

Edhe te ne vlen parimi juridik: “Nullum crimen, nulluem poena, sine lege” që i bie: Nuk ka krim as dënim nëse më parë nuk është i përcaktuar me ligj.

Ligjvënësi ynë nuk e ka sanksionuar veshjen e besimtarëve myslimanë. Vishen ata me kostume arabe, turke, me shamia, ferexhe të zeza, me të zeza që nuk u duken as sytë. Kjo është çështje private e secilit besimtar. Veshja nuk është veprim inkriminues. Por të shkelësh në “mina”, të jesh organizator, a pjesëmarrës i ndonjë akti terrorist, shteti nuk të falë, të ndëshkon.
Asnjë libër i shenjtë, pra as Kur’ani, nuk thotë që t’i heqësh kokën tjetrit, ta heqësh nga faqja e dheut.

Sipas Fjalorit tonë, fjala “dëshmor” (sinonim është fjala “martir”, e burimit grek) ka kuptimin: Ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të atdheut.

Gjeniu i letrave tona Faik Konica, më 1989, s’e ka thënë më kot: “Çka të bëj myslimanëria apo krishtëria me shqiptarët?”.

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

Lajmet e Fundit