Kryetari i Dragashit fton goranët t`i adresojnë problemet në komunë

Drejtuesit e Komunës së Dragashit kanë vlerësuar se qytetarët e komunitetit goran duhet të angazhohen që bashkë me institucionet e Kosovës të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme.

Sipas udhëheqësve të kësaj komune, do të ishte e udhës që qytetarët nga treva e Gorës shqetësimet e tyre t`i adresonin te qeveria lokale e qendrore e Kosovës dhe jo që fillimisht t’i paraqesin ato para lidershipit të Serbisë, qysh pati vepruar ditë më parë një grup i goranëve gjatë takimit publik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët serbë në Lapnasellë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka bërë të ditur se pushteti lokal po bën gjithçka që është e mundur për ta përmirësuar jetën e gjithë komuniteteve në Komunën e Dragashit, si të shqiptarëve ashtu edhe të komunitetit boshnjako-goran..

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit