Bisedimet duhet të japin rezultate – thotë Erdogan, ndërsa pret delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se (Volodymyr) Zelensky i Ukrainës dhe (Vladimir) Putin i Rusisë janë “miq të vlefshëm”, ndërsa ai “përgatit skenën” për bisedimet në Stamboll këtë mëngjes.

Ai thotë se përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve – dhe se Turqia mund të jetë nikoqir i një takimi të tillë gjithashtu.

Presidenti turk shtoi gjithashtu se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”, por se kemi arritur në një moment kur bisedimet duhet të japin “rezultate konkrete”.

“Në një moment kaq kritik, ne jemi të kënaqur t’ju mirëpresim dhe të kontribuojmë në përpjekjet tuaja për të vendosur paqen”, ka thënë ai, duke shtuar: “Uroj që takimet dhe diskutimet tona të jenë të favorshme për vendet tuaja, rajonin tonë dhe mbarë njerëzimin”.

Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe thotë se ndalimi i tragjedisë varet nga të dyja palët. /Telegrafi/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit