23.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Bllokohet Brezovica, qytetarët mbesin të ‘ngujuar’ nga bora e tepërt

Bora e shumtë e cila ka rënë gjatë orëve të fundit në Kosovë, ka bërë që rrugët drejt Brezovicës të mbesin tërësisht të bllokuara, shkruan Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi të bërë në Facebook nga “Kosovo Outdoor GURU”, luten qytetarët të cilët nuk kanë marrë rrugë drejtë kësaj pjese të Kosovës, të mos nisen për shkak të borës së shumtë dhe rrugëve të cilat nuk janë të pastruara nga bora..

“MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga eshte e bllokuar. Veturat ne parking kane mbetur te bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmerojme nderkohe nese pastrohet rruga.”, jep joftimin kjo faqe në Facebook.

Ndryshe, bora në vendin tonë ka filluar të bie që nga nata e Vitit të Ri.

Probleme me të reshurat gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe në qytetin e Malishevës dhe vise të ndryshme malore./Gazeta Blic

Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja...

Gjykata e Tiranës merr vendim që Dritan Goxhaj të ekstradohet në Hagë

Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i hapë rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Ky i fundit, i arrestuar në vendin tonë gjatë muajve...

Lajmet e Fundit