31.4 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Bllokun e theu lakmia për pushtet

blloku opozitarLidhja mes LDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovë, e më pas edhe e Vetëvendosjes në një bllok të vetëm për t’i thënë jo një qeverisjeje tjetër nga PDK dhe Hashim Thaçi, pas shumë turbulencave brenda saj, tashmë ka prekur fundin.
Pas shumë deklaratave se blloku e ka vështirë të qëndrojë i bashkuar, se duhet të jetë një vullnet i vazhdueshëm për të çuar misionin e tyre deri në fund, zyrtar të AAK-së kanë bërë me dije se blloku më nuk ekziston.

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë një sqarim lidhur me thyerjen e bllokut.

Sipas Imer Mushkolajt, blloku ka arritur të rezistojë për afro gjashtë muaj, mirëpo ishte ambicia e tyre e madhe për pushtet që bëri që marrëveshja e 10 qershorit të mos jetë më e vlefshme.

“Pas gati gjashtë muajsh bllokun e theu lakmia për pushtet. Në fakt pas gati gjashtë muajsh që ia dolën të qëndrojnë bashkë, bllokun e theu dëshira e anëtarëve të tij që në çdo mënyrë të vijnë në qeverisje, pa marrë parasysh me kë apo në çfarë mënyrë do të bashkëqeveriste me partnerët, në këtë rast me PDK-në”, ka thënë Mushkolaj.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, i cili ka qëndruar më indiferent karshi rrethanave të reja politike të krijuara pas zgjedhjeve të 8 qershorit, për Mushkolajn është treguar dinak, ashtu si edhe herëve të tjera kur bëhet fjalë për raportet e PDK-së me subjekt e tjera politike. /Tribuna/

Më Shumë

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Një punonjës akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dyshohet se të martën ka goditur një punonjëse akademike gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në...

Udhëzuesit e huaj vazhdojnë ta shtrembërojnë historinë e Prizrenit

Në dy vitet e fundit, Prizreni është kthyer në një pikë referuese e turistëve nga mbarë bota. Jo vetëm nga bota, por edhe ata...

Lajmet e Fundit