21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Blushi shpërthen kundër qeverisë Rama

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, ka sulmuar ashpër qeverinë “Rama” dhe mazhorancën e majtë, që nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka bërë thuajse dy vjet më parë.

Me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, eputeti socialist e ka cilësuar kabinetin qeveritar si fantazma që ndjekin Sali Berishën. Ai ka thënë se në Shqipëri, qeveria, me reformat e saj po bën terror në mënyrë të padrejtë ndaj të varfërve.

“Shumica duhet të korrigjojë veten, – u shpreh Blushi. – Ka ca nga ata që thonë se unë po flas me gjuhën e Saliut, por unë u them se mbase nuk e dinë, se Saliu është një fantazmë, që disa e ndjekin e disa i ndjek. I mirëkuptoj ata që më shajnë mua. Kush flet si Saliu, unë apo jo, që kemi rritur çmimin e energjisë dhe kjo është e vërtetë. Ka më shumë rëndësi e vërteta sesa partia. Premtuan 300 mijë vende pune, por Kukësi është zbrazur nga shqiptarët. Fantazmën e Saliut e ndjekin ata që qeverisin si Saliu”.

“Unë thashë në fushatë se do ulim boxhin dhe ai u rrit. Po qeverisin si Saliu edhe pa Saliun… Kush e ndjek Saliun, ata që sollën kriminelët në parlament? Kush i futi këta në Kuvend, unë që po flas këtu? Po dikush i futi këtu, e pra kush bën si Saliu? Unë nuk flas si Saliu, unë jam shoku juaj”.

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Lajmet e Fundit